Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Megan Thee Stallion padit studion incizuese me 1 milion dollarë

Ylli i hitit “Savage”, Megan Thee Stallion, e ka ndryshuar padin kundër studios incizuese, “1501 Certified Entertainment”, pas lansimit të albumit “Traumazine”, për të cilin besonte se do të ishte i fundit nga kontrata e saj me këtë kompani.

Tani, përveç që po kërkon rimbursim monetar për faktin se nuk i janë paguar honorarët, ajo gjithashtu ka punësuar një hetues ligjor për të përcaktuar se pse albumi i saj u publikua online, para lansimit zyrtarë në treg dhe në platformat muzikore, shkruan revista “Rolling Stone”.

Në anën tjetër, themeluesi i studios “1501”, Carl Crawford, ka deklaruar se reperja 27-vjeçare nuk e ka paguar pjesën e saj të turneve dhe nuk ua ka dhënë fitimet nga shitja e mallrave.

Me ta publikuar albumin e fundit, në fillim të këtij muaji, Megan tha se është gati për ta shkëputur kontratën me këtë studio incizuese.

“Fansat e mi, ju e dini se gjithmonë kam pasur probleme me lansimin e muzikës në këtë studio. Jam lodhur nga lojërat që i bëjnë dhe duke shkuar nëpër gjykata, vetëm për të pasur mundësi ta publikoj artin tim. Kjo gjë është vërtetë stresuese. Por, ju falënderojë të gjithëve që më keni qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe. Jemi gati për ta shkëputur kontratën, prandaj le të qëndrojmë të fokusuar dhe ta lansojmë edhe këtë album të fundit”, deklaroi reperja.

Në vitin 2020, krijuesja e hitit “WAP” - emri i vërtetë i së cilës është Megan Pete – e akuzoi labelin se po e bllokon lansimin e muzikës së re të reperes. Sipas Meganit, ajo u përpoq të negocionte aspekte të kontratës së saj me studion “1501”, pasi nënshkroi një marrëveshje me menaxhmentin e kompanisë së reperit dhe producentit Jay-Z, “Roc Nation”. Tutje, reperja insistoi se nuk është lakmitare dhe nuk I pëlqen të konfrontohet me njerëz.