Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Megan Thee Stallion diplomon në Mjekësi

Megan Thee Stallioni është diplomuar në nivelin bachelor në degën “Administrim shëndetësor” në Universitetin Jugor të Teksasit të shtunën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë universiteti duke shkruar se "Megan Pete, e njohur si Megan Thee Stallion, është një nga 843 të diplomuarit që do të festojnë arritjet e tyre në Universitetin Jugor të Teksasit".

Ndërkohë, fansat e reperes amerikane kanë mundur të ndjekin një transmetim të drejtpërdrejtë të ditës së madhe.

Para se të diplomohej, Megan u tha fansave të saj në rrjetet sociale: "Dua që të mbani mend se mund të bëni çfarë të doni dhe të jeni kushdo që dëshironi të jeni, sepse më shikoni mua".

Së fundmi, fituesja 26-vjeçare e çmimeve “Grammy” ka treguar se sa krenare është që ka përfunduar universitetin, pasi një prej qëllimeve të saj ishte që me këtë arritje, ta bënte krenare edhe nënën e saj të ndjerë.

Megan ka arritur të balancojë me sukses studimet me karrierën e saj rep gjatë viteve të fundit.

Edhe Megan Thee Stallion diplomon së shpejti në mjekësi Showbiz Megan Thee Stallion diplomon së shpejti në mjekësi

Ylli i hitit “Savage” e cila është një nga artistet më të shitura në botë - diskutoi më parë pse ishte kaq e vendosur të diplomohej, pavarësisht famës dhe suksesit të saj.

"Dua të marr diplomën time sepse dua që nëna ime të jetë krenare. Ajo më pa duke shkuar në shkollë para se të kalonte”, ka thënë Meghan.

Megan - nëna e së cilës vdiq në mars të vitit 2019 pasi luftoi me kancerin e trurit, ishte gjithashtu e vendosur të diplomohej për gratë e tjera në familjen e saj.