Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Familja mbretërore i jep një tjetër goditje Princit Harry në ditëlindjen e tij

Princi Harry ka festuar ditëlindjen e tij të 39-të në Gjermani dhe në këtë ditë të veçantë për të ka marrë një goditje të re nga familja mbretërore.

Familja mbretërore nuk i bëri urimet tradicionale Harryt në rrjetet sociale. Më herët, ditëlindja e Princit Harry është uruar online në faqet zyrtare të familjes mbretërore.

Megjithatë, asnjë profil zyrtar i familjes mbretërore sot nuk shënoi ditëlindjen e Harryt. Arsyeja është e thjeshtë. Pasi mbreti Charles u ngjit në fron vitin e kaluar, urimet e ditëlindjeve në rrjetet sociale janë rezervuar për anëtarët e familjes mbretërore dhe disa nga fëmijët e tyre.

Harry dhe gruaja e tij Meghan u shpërngulën në Kaliforni në vitin 2020 dhe u tërhoqën nga rolet e tyre mbretërore, ndaj këtë vit familja nuk e uroi Harryn apo Meghanin për ditëlindje.

Image
Princi Harry duke festuar ditëlindje e tij në Gjermani