Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Express” sjell historikun e grupit “NR”

Të hënën emisioni i Kohavisionit, “Express” do të sjellë një material për historikun e njërit prej grupeve më të pëlqyera në historinë e hip-hopit kosovar, grupin “NR”.

Pamjet të cilat u shfaqën në “Kino Armata” javën që shkoi, si dhe një seri intervistash me këtë grup do të vijnë të përmbledhura në emisionin e Kohavisionit, që për çdo ditë pune sjell materiale me tematika të ndryshme. Materiali i papublikuar më parë e i shfaqur për adhuruesit e hip-hopit është xhiruar nga Yll Çitaku, pesëmbëdhjetë vjet më parë duke dokumentar procesin e lansimit të albumit "Egjeli".

Në vitin 2003, Ergen, Bimi, Zhita dhe DJ Blunt, nën udhëheqjen e Iliros, u futën në studion e incizimit “INIT” dhe bënë historinë. Atëbotë nuk kishin mbushur të 20-t e megjithatë sollën albumin i cili konsiderohej revolucionar për kohën. Përveç tjerash, materiali do të shpalosë edhe qëndrime e opinione për rëndësinë kulturore të "Egjelit" për kohën, dhe jo vetëm.

Të gjitha këto do të vijnë për shikuesit e emisionit me autor Dren Ejupin, që transmetohet nga e hëna deri të premten me fillim në orën 16:30. Por kjo nuk është e tëra. “Express” sjell edhe biseda në studio, intervistën 15-minutëshe dhe shumë të reja nga bota e kulturës e ngjarjeve aktuale.

Artikuj të ngjashëm