Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me kryetarin e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kksovës, Kamuran Goranci, ku në fokus do të jetë puna dhe aktivitetet e Galerisë së Arteve të Prishtinës, e rihapur para pak ditësh. Rihapja është parë si moment i rëndësishëm për skenën kulturore të qytetit. Ekspozita inauguruese “Retrosintezë” ka sjellë gjeneratën e artë të artit vizual.
Përveç tjerash do të sjellim materiale nga skena botërore. Bruno Mars po bëhet gati për turneun “The Romantic Tour”, i cili e dërgon për të performuar nëpër stadiume anekënd botës me qëllim të promovimit të albumit të parë të artistit, pas gati një dekade. Ndërsa nga bota e filmit dhe televizionit, ju sjellim detaje rreth serialit të ri të zhanrit triler kriminalistik, “Steal” dhe filmit të ardhshëm “Supergirl”.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
Kowalski rrëfen shpirtin polak të muzikës në piano, sonte në “Express”
-
Arratisja në botë tjetër me “të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh”, sonte në “Express”
-
Muzeu i Mitrovicës e fut Kosovën në rrjetin evropian të muzeve, sonte në “Express”
-
“Të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh” si lojë kufijsh identiteti, sonte në “Express”
-
“Dhëmbë të fortë” shtrëngon pritjen përtej luftës dhe realitetit, sonte në “Express”