EXPRESS

Galeria Kombëtare e Kosovës hap letrat e dekadës së parë të saj, sonte në “Express”

Express

Sonte në “Express” përmes bisedës së zhvilluar në studio shpalosim programin e edicionit të pestë të festivalit “Shliroj Cicat”, që vjen i organizuar nën temën “Trupi s’është i turpit”.

Po ashtu ju sjellim ju sjellim material nga ekspozita e fundit e hapur në GKK. Hapja e arkivit të asaj që sot është Galeria Kombëtare e Kosovës është një rrugëtim jo vetëm në dekadën e parë të këtij institucioni prej vitit 1979 deri më 1989, por nëpërmjet dokumenteve e letrave për atë kohë krejt të zakonshme lexohet edhe historia e këtij vendi. “Të fala shoqërore”, ishte përshëndetja me të cilën përfundonte secila shkresë, por këtu janë rrënjët e artit institucional.

Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Britney Spears, Cardi B, Idris Elba dhe të tjerë.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!