“Everything Everywhere All at Once” ka fituar gati të gjitha çmimet në ceremoninë “Independent Spirit Awards” të mbajtur të shtunën, raporton BBC.
Me këtë edhe e ka forcuar statusin si favorit për të fituar çmim në Oscar.
“Everything Everywhere All at Once” fitoi disa çmime të shtunën, përfshirë atë për “filmin më të mirë”, “regjisorin më të mirë” dhe “videon më të mirë”.
Komediani Hasan Minhaj ishte moderator i ceremonisë së mbajtur në Santa Monica Beach në Kalifornia. Ceremonia vjetor nderon më të mirët në film të pavarur (filma të prodhuar jashtë sistemit të industrisë së madhe të filmit) dhe televizion.
Këtë vit, për herë të parë në historinë 37-vjeçare të kësaj ndarje të çmimeve, kategoria e aktorit më të mirë ishte e bashkuar.
Edhe
“Everything Everywhere All at Once” shkëlqen në ceremoninë “Oscar”
Aktori Ke Huy Quan mori çmimin e më të mirit në rolin dytësor. Ndërsa Michelle Yeoh mori çmimin e aktores më të mirë, të dy këta aktorë në filmin “Everything Everywhere All at Once”.
Ndërkohë regjisorët e filmit Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert, po ashtu fituan çmimin për regjistorët më të mirë.