Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

U ndanë shpërblimet “SAG”

Filmi i cili ka korrë suksese të jashtëzakonshme në këtë sezon të shpërblimeve, “Everything Everywhere All at Once”, ishte triumfuesi kryesor edhe në edicionin e fundit të ceremonisë “SAG Awards”, shpërblime këto të cilat i ndanë Shoqata e Aktorëve në Hollywood.

Gjatë mbrëmjes, ky projekt e fitoi çmimin “Ekipi më i mirë në film” dhe disa trofe shkuan për aktorët, Michelle Yeoh, Ke Huy Quan dhe Jamie Lee Curtis.

Derisa Michelle Yeoh u nderua në kategorinë “Aktorja më e mirë”, me çmimin “Aktori më i mirë në film” u shpërblye ylli i Hollywoodit, Brendan Fraser, për performancën e shkëlqyer në filmin “The Whale”.

Sa i takon kategorive për televizion, çmimi “Ekipi më i mirë në komedi” shkoi për kastën e aktorëve të serialit, “Abbot Elementary”, kurse çmimi “Ekipi më i mirë në dramë” iu nda aktorëve të serialit, “The White Lotus”.

Ndër fituesit tjerë të mbrëmjes ishin edhe yjet: Jessica Chastain, Jeremy Allen White, Jean Smart, Jason Bateman dhe Jennifer Coolidge.

Edhe “Everything Everywhere All at Once” shkëlqen në ceremoninë “Oscar” Showbiz “Everything Everywhere All at Once” shkëlqen në ceremoninë “Oscar”

Aktorja veterane, Sally Field, u nderua me çmim special për arritje jetësore.

Çmimet “SAG”, konsiderohen paralajmërues të fituesve potencial në ceremoninë “Oscar”. Aktorët e përbëjnë përqindjen më të madhe të akademisë së filmit, kështu që votat e tyre kanë ndikimin më të madh në përzgjedhjen e fituesve.