Filmi i shumëpërfolur “Oppenheimer” doli të jetë fituesi më i madh i çmimeve të përvitshme të “Screen Acrorts Guild Awards” (SAG), të cilat ndahen vetëm për performancat më të mira nëpër filma e seriale.
Ceremonia që u mbajt në Shrine Auditorium dhe Expo Hall në Los Angeles, e që u transmetua në platformën Netflix, shpërbleu performancat më të mira për projektet filmike që janë bërë gjatë vitit 2023. Fituesit janë zgjedhur nga unioni i aktorëve, pjesëtarë të të cilit janë më shumë se 119 mijë persona, raporton The Washington Post.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇmimi për vepër jetësore ju dha yllit Barbra Straisand, e cila mori duartrokitje të shumta pasi mbajti një fjalim kur doli në skenë ta pranonte çmimin.
{gallery}
Performanca më e mirë në filma:
Performanca më e mirë e një kasti të filmit u shpall ajo e filmit “Oppenheimer”.
Perfromanca e jashtëzakonshme e një aktoreje në rol kryesor u shpall ajo e Lily Gladstonit në filmin “Killers of the Flower Moon”.
Performanca e jashtëzakonshme e një aktori u shpall ajo e Cillian Murphyt në filmin “Oppenheimer”.
Performanca e jashtëzakonshme e një aktoreje në rol mbështetës u shpall Da’Vine Joy Randoplpf për filmin “The Holdovers”
Performanca e jashtëzakonshme e një aktori në rol mbështetës u shpall Robert Downey Jr., për filmin “Oppenheimer”.
Më të mirët në performancat e serialeve e projekteve televizive:
Performanca e jashtëzakonshme e një aktori u shpall Steven Yeun për serialin “Beef”, kurse e një aktoreje u shpall Ali Wongg, po ashtu nga “Beef”
Performanca e jashtëzakonshme e një aktori në serialet e zhanrit dramë u shpall Pedro Pascal për serialin “The Last Of Us”
Performanca e jashtëzakonshme e një aktoreje në serialet e zhanrit dramë, u shpall Elizabeth Debicki për serialin “The Crown”.
Performanca e jashtëzakonshme e një aktori në serialet e zhanrit komedi u shpall Jeremy Allen White për serilain “The Bear” kurse ajo e një aktoreje u shpall Ayo Edibri po ashtu për serialin “The Bear”.
Performanca më e mirë e një ansambli në serialet dramë u shpall ajo e serialit “Succession”
Performanca më e mirë e një ansambli në serialet komedi u shpall ajo e serialit “The Bear”.
Performanca më e mirë e akrobatëve në film artistik u shpall ajo e filmit “Misson: Impossible- Dead Reckoning Part One”
Performanca më e mirë e akrobatëve në seriale u shpall ajo e serilait “The Last of Us”.
Këto shpërblime janë të parat që janë ndarë që kur Unioni i Aktorëve (SAG) çoi Hollywoodin në grevë duke kërkuar paga më të mira si dhe kundër përdorimit të inteligjencën artificiale.