Aktori i “Captain America”, Chris Evans, është njëri prej disa yjeve që i dërguan mesazhe gjashtëvjeçarit Bridger Walker, i cili u lëndua rëndë pasi e shpëtoi motrën e tij prej sulmit nga qeni.
Walker u bë hero në rrjetet sociale, pasi halla e tij, Nicole Walker, shkroi në Instagram se Bridgeri e pa qenin tek afrohej dhe doli mes tij dhe motrës.
“Nipi im është heroi që e shpëtoi motrën e tij të vogël nga qeni. Ai vetë u sulmua, ashtu që të mos i lëndohej motra. Dhe për më tepër tha: ‘Nëse dikush duhej të vdiste, më mirë të isha unë ai’”.
Si rezultat i këtij akti të heroizmit, ai iu nënshtrua një intervenimi kirurgjikal për qepjen e plagës së pësuar në fytyrë.
Pas kësaj, halla e djaloshit u shkroi një sërë aktorëve të filmit “Avengers” dhe Evans i dërgoi atij një video-mesazh, për ta përgëzuar dhe e quajti atë një hero të veçantë.
Edhe
Djali që e shpëtoi motrën nga sulmi i qenit është krenar me shenjat e tij
“’Captain America’, këtu. Kam lexuar për ty dhe kam parë se çfarë ke bërë. E di se këso gjërash ke dëgjuar shumë kohëve të fundit, por më duhet të të them, shoku, se je hero. Ajo që ke bërë kërkon guxim. Motra jote është me fat se ka një vëlla si ti”, ka thënë Evansi në video.
Pos tij, edhe aktori i “Spider-Manit”, Tom Holland, ai i “Hulk”-ut Mark Ruffalo dhe i “Iron Man”-it Robert Downey Jr. i ka ndërguar video-mesazhe djaloshit, për ta trimëruar për aktin.