Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pas çmimit “Oscar”, Robert Downey Jr. falënderon bashkëshorten e tij

Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Robert Downey Jr, ka falënderuar bashkëshorten e tij Suzanën që e shpëtoi prej varësisë së lëndëve narkotike.

Ai e ka quajtur atë “veterinare” pasi vetvetes ju referua si kafshë që kërkonte shpëtim.

Kur doli ta pranonte çmimin “Oscar” si aktori më i mirë në rol mbështetës, Robert bëri falënderimet.

“Dua të falënderojë fëmijërinë time të tmerrshme dhe Akademinë. Dua ta falënderojë veterinaren time, po mendoj gruan time, Suzan Downey. Më shpëtoi sikur të shpëtonte një kafshë dhe me dashuri me ktheu prapë në jetë. Prandaj jam këtu. Faleminderit”, ka thënë Robert, duke bërë të ditur se sa shumë i ka ndihmuar gruaja pasi ai vuante nga droga.

Më pas ai falënderoi edhe kolegët e tij nga filmi “Oppenheimer”, regjisorin Christopher Nolan, Emma Thomasin, aktorin Cillian Murphy, aktoren Emily Blunt dhe Matt Demonin.

“Do ta them një sekret: Më duhej kjo punë më shumë se që më duhej vetja. Chris e dinte, Emma më rrethoi me kolegët më të mirë. Emily, Chilian e Matt Damon... ishte fantastike dhe qëndroj para jush si një version më i miri i imi, falë jush. E dini, ajo që bëjmë ne është domethënëse dhe gjërat që vendosim të bëjmë janë të rëndësishme”, ka thënë Robert.

58-vjeçari gjithashtu ka falënderuar stilistin, publicistin si dhe avokatin dhe e përfundoi fjalimin duke i falënderuar tre fëmijët e tij, Avri, Exton dhe Indio.

Gjatë hapjes së ceremonisë, ndërsa po udhëhiqte spektaklin, komediani Jimmy Kimmel, bëri shaka me Robertin duke i thënë se ka qenë i droguar përgjatë bërjes së shumë filmave në të cilët luante.

Artikuj të ngjashëm