Gruaja e aktorit të famshëm të Hollywoodit, Robert Downey Jr, Susan, ka thënë se çifti ka disa rregulla që e bëjnë martesën e tyre të lumtur.
“Kemi rregullën e dy javëve, që do të thotë se çdo dy javë dalim vetë diku, gjë që ndonjëherë na duket mjaft kohë e gjatë. Por nuk i kalojmë më shumë se dy javë pa e parë njëri-tjetrin e familjen të bashkuar. Fatmirësisht na pëlqen të udhëtojmë kurdo që të mundemi”, ka thënë Susan.
Ajo më tutje ka shpjeguar se bashkë me familjen ndjekin disa rregulla të thjeshta dhe nuk mendojnë diçka tjetër për të bërë sepse jetët e tyre, sipas saj, janë të paparashikueshme.
“Vetëm duhet rregulluar gjërat bazike në çift dhe pastaj të jesh e përkushtuar ta ndjekësh ritmin. Kjo gjë më shtynë drejt pozitivitetit”, ka thënë ajo.
Pasi Susan nuk qëndron para kamerave, si bashkëshorti i saj, ajo ka cekur se kjo gjë i jep fleksibilitet.
Robert Downdey Jr dhe Susan Downey janë të martuar që nga viti 2005.
-
Pas çmimit “Oscar”, Robert Downey Jr. falënderon bashkëshorten e tij
-
Demi Lovato tregon sekretin e marrëdhënies së fortë me bashkëshortin
-
Zendaya sqaron se përse ajo dhe Holland s’do t'u përgjigjen spekulimeve për martesë
-
Robert Patinson nxitë spekulimet se është martuar me Suki Waterhouse
-
Johansson: Aktoret përballen me standarde më të ashpra në Hollywood