Eva Longoria po i kthehet gjithnjë e më shumë regjisë.
Projekti i saj më i ri regjisorial do të jetë filmi biografik “Flamin' Hot”, një histori kjo për një njeri të zakonshëm që e zbuloi shijen legjendare të Cheetosëve të popullarizuar, që është arsyeja pse u plasuan Cheetosët, Hot Flamin të cilat e pushtuan botën, shkruan KOHA Ditore. Longoria u zgjodh mes shumë regjisorëve tjerë, sepse ajo i bëri përshtypje producentëve dhe Foxit me qasjen e saj autentike për ta treguar këtë histori inspiruese.

Skenari është shkruar tashmë nga Lewis Colick (Charlie St. Cloud, October Sky). Fox e ka këtë projekt që nga shkurti 2018, kështu që tani thjesht duhet të gjejnë aktorët dhe xhirimet mund të fillojnë.
Longorian aktualisht mund ta shohim si Elena në filmin për fëmijë të studios Paramount “Dora and the Lost City of Gold” i cili ka mbërritur në kinematë tona, dhe do ta bëjë produksionin dhe regjinë si dhe do ta luajë një nga rolet në komedinë e Universal “24/7”, ku e luan rolin kryesor Kerry Washington, dhe skenarin e ka shkruar Sarah Rothschild.