Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Eva Longoria tregon për përvojën si regjisore në “The Fifth Wheel”

Eva Longoria

Eva Longoria

Foto: Associated Press

Aktorja dhe regjisorja Eva Longoria ka treguar se përvoja e saj si regjisore e filmit komedi “The Fifth Wheel” ka qenë një nga më të bukurat në karrierë.

51-vjeçarja, e cila drejton filmin për Netflix, u shpreh se xhirimet kanë zgjatur tre muaj dhe kanë përfunduar në Las Vegas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishte shumë argëtuese. Sapo përfunduam xhirimet pas tre muajsh. E mbyllëm në Las Vegas. Ishte një punë ëndrrash”, ka thënë ajo për People.

Filmi është një komedi e fortë, me fokus te gratë dhe me përmbajtje të guximshme.

“Është një komedi e madhe për gra, pa filtra, që ndihet moderne dhe aktuale”, ka shtuar ajo.

Në rolin kryesor është ylli televiziv Kim Kardashian, të cilën Longoria e përshkroi si figurën qendrore të filmit.

“Kim është boshti i filmit. Jemi argëtuar pa masë. Jemi shoqe prej 25 vjetësh dhe kur mora këtë projekt, ajo tha: ‘Faleminderit Zotit që Eva e di që unë jam qesharake.’ Dhe është, është shumë qesharake”, ka thënë ajo.

Në film luajnë edhe Nikki Glaser, Brenda Song dhe Fortune Feimster, që interpretojnë shoqe të vjetra të shkollës së mesme që ribashkohen për një fundjavë në Las Vegas. Por gjithçka ndryshon kur një e huaj tërheqëse (Kardashian) i bashkohet grupit, duke i detyruar të përballen me jetët dhe vendimet e tyre.

Filmi përfshin gjithashtu emra si Jack Whitehall dhe Will Ferrell.

Longoria ka kujtuar se atmosfera në set ishte shumë e veçantë dhe plot humor.

“Thjesht të rrija dhe të bisedoja me Kim dhe të tjerët ishte kënaqësi. Nikki është shumë e thellë dhe e mençur për moshën e saj. Fortune ka një energji e jashtëzakonshme. Çdo ditë qeshnim pa pushim”, ka thënë ajo.

Ylli ka theksuar gjithashtu rëndësinë e ekipit kryesisht femëror.

“Ishte shumë e veçantë sepse kishim skenariste, producente, aktore dhe një regjisore, të gjitha gra. Kjo nuk ndodh shpesh dhe ndihej në atmosferën e setit”, ka thënë ajo.

Së fundmi, Longoria ka folur edhe për ndikimin që kanë pasur gratë në suksesin e saj.

“Kam pasur shumë njerëz që më kanë udhëzuar. Kam nëntë teze, tre motra dhe 18 kushërira. Jam rritur mes grave të zgjuara, të pavarura dhe të suksesshme”, ka thënë aktorja.

Ajo ka shtuar se kjo e ka bërë gjithmonë të besojë në vete.

“Nuk më është dashur të kërkoj larg për të parë çfarë gruaje doja të bëhesha. E dija që do të isha e suksesshme, nuk e dija në çfarë fushe, por e dija që do t’ia dilja. Dhe kjo erdhi nga njerëzit që më rrethonin”, ka thënë ajo.