Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Eva Longoria: Nuk jemi askund afër barazisë në Hollywood

Eva Longoria beson se Hollywoodi nuk është "afër barazisë" kur bëhet fjalë për regjinë, sepse vetëm një në 10 regjisorë janë femra.

Aktorja e ‘Desperate Housewives’ ka dalë pas kamerës për një film artistik për herë të parë në ‘Flamin’ Hot’, por ajo mendon se ka ende shumë pak mundësi që gratë të ndjekin hapat e saj.

"Ne nuk jemi askund afër barazisë dhe është ende sfiduese për gratë që të kenë mundësinë për të udhëhequr”.

Para se të merrte detyrën e regjisores, Eva donte të mësonte sa më shumë për artin e të bërit një film.

“Ndihem më e sigurt kur jam e shkolluar, pavarësisht nëse jam në xhirime apo duke folur para një auditori për emigracionin apo të drejtat e grave. Kjo më bën të ndihem e fuqishme”.

Edhe Hathaway: Sensi i humorit, aftësia më e mirë për mbijetesë Showbiz Hathaway: Sensi i humorit, aftësia më e mirë për mbijetesë

"Flamin' Hot" është një film biografik i Disney+ i Richard Montanez, një portier që shpiku Flamin' Hot Cheetos në 1992 dhe Eva u ka premtuar shikuesve një përvojë “të ndjeshme”.

“Historia e tij është komplekse, interesante dhe frymëzuese; është një film i mirë”, ka treguar ajo.

Ylli 48-vjeçar – e cila ka djalin katër-vjeçar Santiago me bashkëshortin Jose ‘Pepe’ Baston – do të jetë gjithmonë mirënjohëse për grupin e saj të ngushtë të shoqeve femra, duke përfshirë shoqen më të mirë dhe ish-Spice Girl, Victoria Beckham.

Ajo tha: “Nuk e di se çfarë do të bëja pa vajzat e mia.

Edhe Eva Longoria realizon ëndrrën për një emision udhëtimesh Showbiz Eva Longoria realizon ëndrrën për një emision udhëtimesh

“Është një motërzim mbi të cilin mbështetem gjatë gjithë kohës”.

Ish-aktorja e telenovelës shpjegoi më parë se ajo mund të lidhej me historinë e filmit të saj të ri, sepse ishte rreth asaj se sa ishte “nënvlerësuar” gjatë viteve.