Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Eva Longoria realizon ëndrrën për një emision udhëtimesh

Eva Longoria

Eva Longoria

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur, Eva Longoria, ka thënë se realizimi i një emisioni udhëtimesh ka qenë gjithmonë një ëndërr për të, dhe tani po e jeton plotësisht këtë eksperiencë.

Aktorja 51-vjeçare ka pasur sukses me serinë e saj televizive “Searching For”, që ndërthur udhëtimin dhe gastronominë, dhe së fundmi ka xhiruar sezonin më të ri në Francë, një vend me të cilin ka lidhje të veçantë, ka shkruar People.

Ajo ka kaluar periudha të gjata në Francë gjatë martesës me ish-basketbollistin Tony Parker, dhe këtë rikthim e përshkruan si shumë emocional.

“Gjithmonë kam dashur të bëj një emision udhëtimesh, sepse më pëlqen shumë të përjetoj kultura të reja. Dhe kur CNN më propozoi serinë ‘Searching For…’, menjëherë thashë po,” ka treguar ajo për People.

Longoria, e cila më parë ka xhiruar në Meksikë dhe Spanjë, ka thënë se rikthimi në Francë për sezonin e tretë ka qenë i veçantë.

Edhe “Emily in Paris” përfundon pas sezonit të gjashtë Showbiz “Emily in Paris” përfundon pas sezonit të gjashtë

“Ka qenë padyshim një lidhje romantike me këtë vend të bukur”, ka thënë ajo.

Përveç eksperiencës televizive, ajo ka treguar se ka marrë edhe disa mësime të vlefshme për stilin.

“Unë paketoj veshje të kombinuara, jo rroba të veçanta. Mundohem të marr vetëm dy palë këpucë që shkojnë me gjithçka dhe një xhaketë që kombinohet me çdo gjë”, ka thënë ajo.

Ajo shton se kjo është diçka që e ka mësuar pikërisht në Francë.

“Jo vetëm që gatimi është i thjeshtë, por edhe moda franceze është e tillë, njerëzit nuk kanë shumë rroba, por kanë rroba cilësore. Nuk kanë frikë t’i përsërisin veshjet, thjesht i stilizojnë ndryshe!”, ka thënë ajo.

Longoria e ka quajtur veten edhe “francofile”, duke theksuar dashurinë e saj për këtë kulturë.

Ajo gjithashtu pranon se e shijon shumë sfidën e xhirimeve në vende të ndryshme.

Edhe Eva Longoria tregon për përvojën si regjisore në “The Fifth Wheel” Showbiz Eva Longoria tregon për përvojën si regjisore në “The Fifth Wheel”

“Është shumë argëtuese, sepse thjesht ha dhe pi ndërsa udhëtoj nëpër vende. E bëra në Meksikë, në Spanjë dhe tani në Francë. Unë jam ‘francofile’ e vërtetë dhe flas frëngjisht, kështu që e binda CNN të më lejonte ta bëja edhe Francën, dhe ata thanë po”, ka thënë Longoria.