Showbiz

Ellen DeGeneres planifikon ta rigjallërojë karrierën

Ellen Degeneres

Ellen Degeneres

Foto: Associated Press

Ylli televiziv, Ellen Degeneres, po shpreson ta rigjallërojë karrierën pasi po ndihet pak e mërzitur nga rutina.

Ajo ka thënë se nuk do të udhëhiqte sërish ndonjë emision të tipit “talk show”, pasi njerëzit tashme nuk kanë interesim për televizion, ka raportuar FemaleFirst.

“Do të doja që ende të funksiononte ideja për emisione të tipit ‘talk show’, sepse do ta bëja të njëjtën gjë këtu në Britani. Por mendoj se tashmë njerëzit nuk po i kushtojnë vëmendje televizionit, po aq sa telefonit”, ka thënë ylli përgjatë intervistës me prezantuesin televiziv, Richard Bacon.

DeGeneres ka thënë se hapin e radhës në karrierën e saj do ta bëjë me shumë kujdes.

“Do të kem shumë kujdes për hapin tim të radhës. Thjesht nuk e di ende se cili është. Dua të kënaqem. Dua të bëj diçka. Më pëlqejnë pulat e mija por jam mërzitur pak nga rutina”, ka thënë tutje ajo.

Ish-prezantuesja ka folur edhe rreth çështjes që është gjykuar sikur “person i rreptë” me stafin e saj të emisionit dhe se ka krijuar “atmosferë toksike” në punë, gjë që e ka shtyrë yllin të kërkojë falje publikisht. Por ajo ka thënë se po ka frikë që gjithmonë do të njihet si “person i keq”.

“Është e thjeshtë, unë jam person që i them gjërat direkt, jam shumë e drejtpërdrejtë dhe mendoj se kjo gjë ndonjëherë do të thotë se ‘jam e keqe’. Si guxojmë ne gratë të kemi sjellje të tillë! Pasi je grua nuk mund të jesh asgjë tjetër përveç shumë e mirë, e sjellshme, e nënshtruar dhe t’ua bësh qejfin të tjerëve”, ka thënë tutje ajo.

Ajo ka thënë se nuk do të mund të bëjë asgjë në mënyrë që ta heqë atë reputacion, gjë që po e lëndon.

“E urrej që njerëzit mendojnë që unë jam ai person sepse unë e di kush jam dhe e di se jam empatike e dhe bashkëndjej me të tjerët... me të vërtetë është një mënyrë shumë e pa kënaqshme për ta ndërprerë një ‘talk show’”, ka thënë ndër të tjera DeGeneres.

Emisioni i saj “Ellen DeGeneres Show” ka përfunduar në vitin 2022 pas 19 sezoneve dhe tani ajo jeton në Britani bashkë me gruan e saj Portia de Rossi.

Sipas Degeneres, ajo dhe Rossi janë shpërngulur në Birtani pasi nuk janë të kënaqura qeverisjen e presidentit Donald Trump në SHBA.