Ylli televiziv amerikan, Ellen DeGeneres, ka bërë paraqitjen e saj të parë publike që kur është zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se vendimin për zhvendosje në Angli e mori një ditë pasi Donald Trump u rizgjodh president i SHBA-së.
Komediania dhe prezantuesja tha para një turme në Cheltenham, Gloucestershire, se jeta "është thjesht më e mirë në Mbretërinë e Bashkuar”.
Ellen tha se ajo dhe gruaja e saj Portia de Rossi po mendonin të martoheshin në Angli pas disa lëvizjeve në SHBA drejt anulimit të së drejtës për martesë të personave me gjini të njejtë dhe se Amerika ende mund të jetë e frikshme për njerëzit të jenë ata që janë.
Ellen ishte një nga emrat më të mëdhenj në televizionin amerikan për 30 vjet, falë emisionit të saj, si dhe për prezantimin e çmimeve Oscar, Grammy dhe Emmy.
Të dielën në teatrin Everyman në Cheltenham, ajo zhvilloi një bisedë me prezantuesin Richard Bacon, i cili e pyeti nëse raportimet se ajo u zhvendos për shkak të Donald Trumpit ishin të sakta dhe ajo u përgjigj me "Po".
-
Ellen DeGeneres dhe Portia de Rossi vendosin të largohen nga SHBA-ja pas fitores së Trumpit
-
Ellen DeGeneres planifikon ta rigjallërojë karrierën
-
Princi Harry dhe Meghan rikthehen për të jetuar në Britani me fëmijët
-
Burnham thotë se është i gatshëm t’i kundërvihet Trumpit për interesat e Britanisë
-
Stevens, i famshmi i radhës që largohet nga SHBA-ja