“Bon Bon” ishte kënga e cila i hapi dyert e skenës ndërkombëtare për këngëtaren shqiptare Era Istrefi.
Ajo para disa ditësh udhëtoi në Amerikë ku dhe ka publikuar një foto në studio të Los Angelos-it, përmes së cilës na bën të ditur se është duke punuar rreth projekteve të reja, transmeton emisioni Express në KTV.
Në këtë foto shihet Era dhe përkrah saj tekst-shkruesi i njohur, Jesse Saint John, i cili është autor i shumë teksteve të këngëtarëve ndër më të njohur siç janë: Britney, Sia, Charli XCX , Diplo, Empire, Brooke, Candy, Erika etj.
Bon Bon-i i Era Istrefit është publikuar para 1 viti dhe tani ka mbi 430 milionë klikime në You Tube.