Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Era Istrefi sjell këngën “Bebe”

Era Istrefi ka publikuar këngën e saj më të re, ashtu siç kishte paralajmëruar një javë më parë.

Këngëtarja kosovare me famë botërore, u është rikthyer këngëve në shqip, duke sjellë projektin më të ri të titulluar “Bebe”.

Kënga është publikuar edhe me videoklip, në të cilin artistja 27-vjeçare, paraqitet më në formë se kurrë.

Era është bërë e njohur në botë me këngën e saj “Bon Bon”, të publikuar në vitin 2016. Që atëherë këngëtarja ka shënuar suksese të njëpasnjëshme në muzikë, ndër të cilit më i rëndësishmi ishte pjesëmarrja në hapjen e Kampionatit Botëror në futboll më 2018.

Era është bërë pjesë e këngës së Botërorit, me titull “Live It Up”, ku ka kënduar krahas yjeve botërorë, Will Smith e Nicky Jam.

Artikuj të ngjashëm