Showbiz

Egli Tako dhe Sergio sjellin bashkëpunimin e ri “Baby”

Egli Tako dhe Sergio sjellin bashkëpunimin e ri “Baby”

Këngëtarët nga Shqipëria, Egli Tako dhe Sergio janë bashkuar për projektin më të ri muzikor me titull “Baby”.

Kënga është prodhuar nga SBS Entertainment, ndërsa melodia dhe teksti janë realizuar nga Ghulo dhe Muma, dy emra të njohur të prapaskenës muzikore. Për pamjen skenike të artistëve janë përkujdesur Sellma dhe Kaci, ndërsa veshja është bërë nga Miranda Dupi.

Kënga është publikuar në YouTube.

Egli Tako po përpiqet ta gjejë veten në muzikë pas famës që mori në Big Brother. Ajo më herët pati bashkëpunim që numëroi milion dëgjime me Olsi Bylykun.

Ndërkohë krijuesi i hitit “Without You”, Sergio, ka qenë për një kohë jashtë muzikës.

VIDEO: