Pas një pauze disamuajshe këngëtari Besart Kelmendi i njohur si Gjesti ka publikuar këngën e re të titulluar “Memories”.
“Memories” është një projekt i veçantë për artistin, i ndërtuar mbi kujtime dhe përjetime personale.
Kënga paraqet një anë më të thellë dhe më të pjekur të Gjestit, duke shënuar projektin më emocional të tij deri më sot.
“Ky publikim shënon fillimin e një faze të re kreative. “Memories” është vetëm një nga projektet e shumta që Gjesti do t’i publikojë gjatë këtij viti, ndërsa artisti është aktivisht duke punuar për të sjellë muzikë të re për fansat e tij”, ka njoftuar “Three60 Music”.
Kënga është punuar nga producentët Fatjon Miftari dhe Eron Hoti, ndërsa videoklipi është xhiruar në Berlin dhe është ekzekutuar nga labeli “Three60 Music”.
Aktori kishte pauzuar nga muzika për 4 muaj pasi i vdiq vëllai në një aksident trafiku.
Gjesti kishte fituar edicionin e kaluar të Big Brother Albania.