Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ed Sheeran dhe J Balvin me dy këngë të përbashkëta

Kantautori britanik, Ed Sheeran, u detyrua ta mësojë gjuhën spanjolle për realizimin e disa këngëve të reja me superyllin latin, J Balvin, raportoi të mërkurën portali “NME”.

Ylli i hitit “Shape of You” dhe këngëtari kolumbian i muzikës reggaeton, e kaluan një ditë në studio incizuese kjo pasi krejt rastësisht kishin krijuar shoqëri gjatë një takimi për çaj, traditë kjo e vjetër britanike. Dhe tani fansat e dyshes do të kenë mundësi që shumë shpejt, t’i dëgjojnë dy këngët e para të cilat ata i kanë realizuar së bashku, “Sigue” dhe “Forever My Love”.

“Jam takuar me J Balvin në një palestër në Nju Jork vitin e kaluar. E njoha zërin e tij kur ai ishte në telefon, kështu që thjesht iu afrova dhe e përshëndeta. Biseduam aq gjatë, sa përfunduam duke ngrënë drekë dhe më pas duke pirë çaj të pasdites. Thjeshtë, nga ky takim u krijua një shoqëri e bukur”, deklaroi Sheeran përmes një postimi në Instagram të martën.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by J Balvin (@jbalvin)

 

Edhe Ed Sheeran paralajmëron pushim nga muzika Showbiz Ed Sheeran paralajmëron pushim nga muzika

31-vjeçari i shpërblyer me “Grammy”, i cili në të kaluarën kishte mësuar pak italisht për një version të këngës së tij, “Perfect”, me tenorin Andrea Bocelli, e pranoi se ishte sfidë e vërtetë për të ta përvetësonte gjuhën spanjolle.

“Dy këngët e para që i kemi shkruar së bashku janë ‘Sigue’ dhe ‘Forever My Love’, të cilat lansohen së shpejti. Balvin dëshironte të më merrte në botën e tij dhe unë doja ta merrja në timen. Por, për mua ishte një sfidë e vërtetë ta mësoja spanjishten”.

Dy artistët po ashtu e kanë realizuar njërin videoklip të këtyre këngëve. Sidoqoftë, në vend xhironin në ndonjë lokacion bregdetar të Spanjës ata kanë vendosur të xhirojnë në kryeqytetin francez, gjatë stinës së dimrit.

Ylli i hitit “Bad Habits” planifikon të punojë me disa artistë të mëdhenj, teksa vazhdon ta sfidoj veten në muzikë. Ai ka treguar se gjatë këtij viti t’i sjell disa bashkëpunime, kjo ngase mendon se të qenët solo-artist mund të jetë një eksperiencë e vetmuar.

“Ky vit në fakt do të jetë më i ngarkuar se i kaluari, për çka edhe jam shumë i emocionuar. Ka shumë që pritet të lansohen së shpejti. Unë kam dashur të eksperimentoj me zhanret e muzikës dhe duke qenë se merrja ftesa për bashkëpunime nga artistë të ndryshëm, thjeshtë vendosa të them po për gjithçka. Ka qenë një proces bashkëpunimi shumë interesant”.

Edhe Ed Sheeran zbulon betejën e fshehtë me shëndetin Showbiz Ed Sheeran zbulon betejën e fshehtë me shëndetin

Sheeran, i cili në ta kaluarën ka bashkëpunuar me këngëtarë të tillë si, Stormzy, Taylor Swift, Elton John, Rita Ora dhe Camila Cabello, e pranon se për të, puna me muzikantë të ndryshëm është mjaft argëtuese dhe emocionuese.

{gallery}