Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ed Sheeran zbulon betejën e fshehtë me shëndetin

Ed Sheeran

Ed Sheeran

Foto: Associated Press

Ylli i muzikës pop, Ed Sheeran, ka treguar se ka kaluar një muaj duke luftuar me shingles, një sëmundje e dhimbshme që shkakton skuqje dhe plagë në lëkurë, e lidhur me riaktivizimin e virusit të lisë së dhenve, ka raportuar FemaleFirst.

Këngëtari, i njohur për hitin “Shape of You”, ka thënë se tani është duke u përmirësuar pas disa javësh të vështira.

Ai e ka ndarë lajmin në Instagram, në një postim që e titulloi “Life Update Dumpington”, ku ka zbuluar edhe një ndryshim të madh në pamje, ka rruar flokët e tij karakteristike të kuqe dhe tani i mban shumë të shkurtër.

“Po, i kam rruar flokët. Doja ta bëja simbol të një fillimi të ri. Ka shumë fillime të reja në jetën time për momentin. Më pëlqen shumë dhe po mendoj t'i mbaj kështu. Kam pasur shingles për një muaj. Nuk do ta rekomandoja, por tash jam duke u përmirësuar”, ka shkruar ai.

Shingles është një infeksion viral që shkakton dhimbje të forta, skuqje në lëkurë dhe ndjesi djegieje.

Edhe Ed Sheeran paralajmëron pushim nga muzika Showbiz Ed Sheeran paralajmëron pushim nga muzika

Ai shfaqet kur virusi i lisë së ujit, Varicella-zoster, të cilin shumë njerëz e kalojnë në fëmijëri, riaktivizohet më vonë në jetë.

Sheeran ka ndarë edhe disa zhvillime të tjera nga jeta e tij ka shtuar data të reja për turneun “Loop Tour” në Amerikën e Jugut, është takuar me DJ-në Martin Garrix, për të cilin ka thënë se “E njoh prej më shumë se një dekade” dhe se e do shumë.

Këngëtari gjithashtu ka treguar se më në fund e ka parë serialin “Stranger Things” dhe sezonin e katërt e quajti “fantastik”.

Ai ka lexuar librin “Demon Copperhead” dhe ka blerë pllaka vinili, duke zbuluar edhe “thesare” të rralla muzikore.

Ai ka përmendur albumin “The Traveller” të Allan Taylor, të cilin e gjeti në një dyqan në Williamsburg.

“Nuk po e gjej askund online, kështu që duket si një vinil shumë i veçantë në koleksion”, ka thënë ai.

Edhe Kate Middleton kthehet te ngjyra e errët e flokëve Showbiz Kate Middleton kthehet te ngjyra e errët e flokëve

Pas një pauze të shkurtër pas koncerteve në Australi (që përfunduan në muajin mars), Sheeran do të rikthehet në turne më 9 maj në Republikën Dominicane.

“Po rifilloj ‘Loop Tour’ pas pak më shumë se një jave. Mezi pres t’ju shoh të gjithëve”, ka shkruar ai.