Këngëtarja Pink ka treguar se pushimet e saj u ndërprenë pasi u infektua me bakterin E. coli, por pavarësisht gjendjes shëndetësore, ajo vendosi të mos e lërë infeksionin t’ia prishte kohën me miqtë dhe familjen.
Artistja e hiteve si “Raise Your Glass”, e cila ka vajzën Willow, 14 vjeçe, dhe djalin Jameson, 8 vjeç, me bashkëshortin Carey Hart, publikoi një fotografi në Instagram ku shihej duke pirë verë me miqtë, ndërsa ishte e lidhur me një infuzion, ka raportuar FemaleFirst.
“Gjithçka është normale dhe po shkon shumë mirë. Kur shkon me pushime dhe E. coli vendos të futet në zorrët e tua, ti e vret atë me shokë, me shoqe dhe me verë të kuqe. Dhe një koktej me vitamina në infuzion”, ka shkruar Pink me humor.
Ajo ka shtuar në një tjetër postim se pavarësisht sëmundjes ajo po krijon kujtime të bukura.
“Ahhh, jeta dhe limonët dhe limonada, dhe kujtime të mrekullueshme që ndoshta do t’i mbaj mend”, ka shkruar artistja.
E. coli, e njohur si Escherichia coli, është baktere që mund të prekin traktin urinar dhe zorrët. Shpesh jeton pa shkaktuar probleme, por në disa raste mund të sjellë të vjella, ethe, dhimbje barku dhe diarre.
Megjithëse po përballej me këtë infeksion, Pink ka theksuar se donte të shijonte kohën me miqtë e saj.
Më herët, këngëtarja kishte pranuar se nuk kishte menduar kurrë se do të bëhej nënë, pasi kishte frikë se do të ishte “nënë e tmerrshme”.
“Unë nuk e dija se do të kisha një familje. Nuk e kam parë kurrë veten time në atë rol sepse isha e tmerruar se do të isha nënë e keqe. Por, oh Zot, të jesh nënë është gjëja më e pabesueshme që kam bërë ndonjëherë”, pati thënë ajo për revistën People.
Jeta e 45-vjeçares ka ndryshuar krejtësisht që nga ardhja e fëmijëve.
“Është tronditëse sa përgjegjëse jam bërë. Javën e kaluar isha përgjegjëse për ushqimet në lojën e basketbollit, javën tjetër do ta shoqëroj Willow në vallëzim… Kush jam unë? Por e dua këtë”, ka thënë ajo me humor.
Megjithatë, ylli i muzikës pranoi se balancimi mes prindërimit dhe karrierës nuk është i lehtë.
“Unë dua të jem më e mira në gjithçka, por asnjëherë nuk është e mjaftueshme; është e pamundur. Por unë e dua të qenit nënë, e dua muzikën dhe jam me fat që mund t’i bëj të gjitha këto gjëra. I numëroj bekimet e mia çdo ditë”, ka përfunduar Pink.