Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pink mohon raportimet se është ndarë nga burri

Pink dhe Carey Hart

Pink dhe Carey Hart

Foto: Associated Press

Këngëtarja Pink ka mohuar raportimet se është ndarë nga bashkëshorti i saj, Carey Hart, duke i quajtur raportimet “fake news”, ka raportuar ABC News.

Sipas revistës People, e cila publikoi lajmin duke cituar një burim anonim, Pink dhe Hart ishin ndarë për herë të dytë pas 20 vjetësh martesë.

Artikulli kishte titullin: “Pink ndahet nga Carey Hart për herë të dytë pas 20 vjetësh martesë: Burim (Ekskluzive)”.

Pak më vonë, Pink ka reaguar përmes një videoje në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke e hedhur poshtë lajmin.

“Sapo u informova që jam ndarë nga burri im. Nuk e dija. Faleminderit People Magazine. Faleminderit US Weekly. Faleminderit që më njoftuat. Po mendoja, a doni t’ua tregoni edhe fëmijëve tanë? 14-vjeçarja dhe 9-vjeçari im nuk janë në dijeni. Apo doni të flasim për ndonjë lajm të vërtetë?”, ka thënë ajo me ironi.

Më pas, People e përditësoi artikullin për të përfshirë mohimin e Pink në Instagram.

Edhe Pink është “shumë e zënë” për t’u marrë me karrierë të re në televizion Showbiz Pink është “shumë e zënë” për t’u marrë me karrierë të re në televizion

Sipas revistës, përfaqësuesit e këngëtares kishin refuzuar të komentonin, ndërsa përfaqësuesit e Hart nuk kishin reaguar.

Në videon e saj, Pink ka përmendur disa tema të tjera aktuale, si dosjet Epstein, rezultatet e Lojërave Olimpike 2026 dhe faktin që ajo është nominuar për Rock & Roll Hall of Fame.

Pink dhe Carey Hart janë martuar në vitin 2006. Ata u ndanë për një periudhë të shkurtër në vitin 2008, por u ribashkuan pak më pas. Çifti ka dy fëmijë: Willow Sage Hart, 14 vjeçe, dhe Jameson Moon Hart, 9 vjeç.