Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pink në përgatitje të albumit të 10-të

Pink

Pink

Foto: Associated Press

Këngëtarja e njohur, Pink, raportohet se është në fazat përfundimtare të albumit të saj të 10-të në studio, ndërsa po përgatitet të rikthehet me muzikë të re pas një periudhe të qetë pune.

Sipas raportimeve, artistja e hitit “What About Us” ka përfunduar turneun “Trustfall Tour” në muajin nëntor të vitit 2024 dhe ka nisur punën për albumin e ri në fillim të vitit 2025.

Një burim për The Sun ka thënë se Pink ka punuar kryesisht në studio gjatë kësaj periudhe për të përfunduar këngët e reja.

“Ajo ka hyrë në studio në mënyrë të qetë dhe po përfundon këngët”, ka thënë burimi.

Sipas të njëjtit burim, këngëtarja ka ndryshuar disi stilin e saj muzikor, por pa u larguar krejtësisht nga tingulli i saj karakteristik.

“Nuk është një ndryshim total i drejtimit, por tingulli ka ndryshuar disi. Ajo është shumë e emocionuar që fansat ta dëgjojnë albumin e ri”, u ka thënë më tej.

Ky lajm vjen vetëm disa javë pasi Pink prezantoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Tony”.

Edhe Adele po përgatitet për rikthim të madh në muzikë Showbiz Adele po përgatitet për rikthim të madh në muzikë

Ndërkohë, ajo pritet të marrë edhe çmimin “O2 Silver Clef” nga organizata “Nordoff and Robbins” më 9 korrik në “Royal Albert Hall” në Londër. Ky çmim u është dhënë më parë emrave të mëdhenj si David Bowie, Ed Sheeran, Paul McCartney dhe grupit The Rolling Stones.

Vetë Pink ka thënë se ndihet e nderuar për këtë vlerësim dhe se muzika për të është një mjet i fuqishëm për ndryshim dhe mbështetje të kauzave shoqërore.