Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Befasia që Ed Sheeran i bëri çiftit në një dasmë në Las Vegas

Këngëtari Ed Sheeran ka befasuar të pranishmit me një performancë në një dasmë në Las Vegas.

Në një video të postuar në Instagramin e këngëtarit, ai luan një këngë ende të pa lansuar për një çift që ishin duke u martuar në një kishë në Las Vegas.

Videoja e publikuar nga Fox5 Vegas nis me çiftin Jordan dhe Carter Lindenfield.

Ata shihen duke mbajtur duart e njëri-tjetrit dhe duke u përgatitur për të thënë "po pranoj", kur Sheeran, me kitarën e tij akustike del për të kënduar këngën "Magical" nga albumi i tij i ardhshëm “Autumn Variations”, që pritet të lansohet më 29 shtator.

Të porsamartuarit kërkuan të bëjnë fotografi me Sheeranin, i cili nënshkroi certifikatën e tyre të martesës si dëshmitar.

Edhe Zendaya e Tom Holland emocionuan të ftuarit me fjalimet në dasmën e tyre Showbiz Zendaya e Tom Holland emocionuan të ftuarit me fjalimet në dasmën e tyre

“’Prisha’ një dasmë, kjo është ‘Magjike’”, ka shkruar Sheeran në postimin e tij në Instagram, duke shpjeguar se ishte i paftuar në dasmën e çiftit të ri.

"Faleminderit shumë për ditën më magjike të jetës sonë ... Me të vërtetë nuk do ta harrojmë kurrë këtë", shkroi në seksionin e komenteve zonja Lindenfield.

Ajo gjithashtu ka postuar në llogarinë e saj personale të rrjetit social Instagram.

"Ne jemi ende duke menduar për atë që ndodhi, se çfarë momenti i paharrueshëm ishte ky! Faleminderit Sheeran që vërtetë e bëre ditën tonë të veçantë magjike”, ka shkruar ajo.

(Përgatiti Vita Abrashi-Kajtazi)

Edhe Tom Holland dhe Zendaya po planifikojnë një festë “epike” martese Showbiz Tom Holland dhe Zendaya po planifikojnë një festë “epike” martese

VIDEO: