Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa shkëlqen në premierën e filmit “Argylle”

Këngëtarja me famë botërore, me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka shkëlqyer mbi tepihun e verdhë të premierës së filmit “Argylle”, që u mbajt në Londër, raporton DailyMail.

Lipa në “Argylle” luan rolin e një spiuneje të imagjinuar nga spiuni Argylle, rolin e të cilit e luan Henry Cavill.

Ajo në premierë kishte veshur një fustan të ngushtë e të gjatë, i cili ishte i punuar i tëri me sedefe me ngjyrë të kuqe të errët.

Image

Aty këngëtarja pozoi për fotografët përkrah yjeve të mëdhenj si modelja Claudia Schiffer, e cila është bashkëshortja e regjisorit të filmit “Argylle”, Matthew Vaughn.

Image

Ylli gjithashtu bëri fotografi edhe me fansa.

Image