Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bashkëpunëtorit të Dua Lipës nuk i pëlqejnë skenat eksplicite në filma

Ylli i njohur i Hollywoodit, aktori Henry Cavill, i cili luan përkrah yllit shqiptar me famë botërore, Dua Lipas në filmi “Argylle”, ka thënë se nuk i pëlqejnë skenat eksplicite nëpër filma, raporton “CNN”.

Artisti me origjinë britanike ka thënë në një intervistë së fundmi se skenat eksplicite nëpër filma janë të mbivlerësuara.

“Skenat grafike të dashurisë janë stërpërdorur nëpër filma”, ka thënë Caville, i cili ka luajtur edhe në filmin “Superman”.

Kjo temë u përfol përgjatë të hënës në podcastin “Happy Sad Confused” ku Cavill po bisedonte me producentin e filmit “Argylle” Matthew Vaughn.

Vaugn po i tregonte udhëheqësit të podcastit, Josh Horowitz, se nuk e kupton assesi bërjen e skenave eksplicite në ekran ndërkohë që u përkrah nga Caville rreth kësaj bisede.

“As unë nuk i kuptoj dhe nuk më pëlqejnë aspak”, tha Caville.

Edhe Dua Lipa shkëlqen në premierën e filmit “Argylle” Showbiz Dua Lipa shkëlqen në premierën e filmit “Argylle”

Vougn vuri në pikëpyetje se a mund të quhet “aktrim” udhëzimi i aktorëve të zhvishen para kamerave.

“Mendoj se këto skena ndonjëherë varen nga rrethanat e skenarit të filmit dhe ndoshta i ndihmojnë atij filmi dhe jo vetëm audiencës”, përgjigjet Cavill.

Ai pastaj vazhdoi duke shpjeguar se ditëve të sotme këto skena janë të stërpërdorura dhe nuk është se shfaqin ndonjë talent pasi gjërat në ato çaste fillojnë të bëhen të sikletshme.