Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jonah Hill tregon për vështirësitë që ka pasur me famën

Jonah Hill

Jonah Hill

Foto: Associated Press

Aktori Jonah Hill ka folur hapur për vështirësitë që ka pasur me famën, pavarësisht suksesit të madh në Hollywood me filma si “Superbad”, “The Wolf of Wall Street” dhe “Moneyball”.

42-vjeçari, i cili ka shkruar dhe drejtuar filmin e ri “Outcome”, ka thënë se ideja për këtë projekt lindi duke parë mënyrën se si ka ndryshuar kultura e famës, ka raportuar FemaleFirst.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Filmi nisi kur po vëzhgoja atë që po ndodhte në kulturë, ku një formë e re argëtimi ishte që personazhet e famshëm të futeshin në telashe. Në vend që të krijonin diçka, ata krijonin probleme, dhe kjo ishte bërë argëtim”, ka thënë ai.

Hill ka theksuar se filmi i tij është një homazh për familjen dhe miqtë që e kanë mbajtur me këmbë në tokë gjatë gjithë karrierës.

“Edhe pse kam pasur vështirësi me disa aspekte të famës, gjithmonë kam pasur një rreth të ngushtë familjar dhe shoqëror ku mund të kthehesha. Doja t’i festoja ata dhe të bëja një film që flet për rrjetet sociale, jo vetëm për Hollywoodin. Ka të bëjë me faktin që njerëzit fiksohen pas asaj që mendojnë për ta njerëz që nuk i njohin fare, në vend që të vlerësojnë tre personat me të cilët kalojnë gjithë jetën”, ka thënë ai.

Ai ka zbuluar gjithashtu se producenti i filmit, Matt Dines, është mik i tij që nga fëmijëria.

“Producenti im në këtë film, me të cilin kam themeluar edhe ‘Strong Baby’, quhet Matt Dines. Ai ishte producenti ynë dhe jemi miq që nga parashkollori. Kam pasur miq gjatë gjithë jetës, edhe pse jam rritur para kamerave”, ka thënë aktori.

Në film luajnë edhe emra të njohur si Cameron Diaz, Keanu Reeves dhe Matt Bomer.

Hill kishte vetëm fjalë lavdëruese për Diazin duke thënë se është engjëll.

“Cameron është si një engjëll i rënë nga qielli. Ajo nuk është vetëm një yll ikonë i kinemasë. Kur u shfaq në ekran për testin e kamerës, të gjithë mbetëm pa fjalë, menduam me vete ‘Po bëjmë një film të vërtetë’”, ka thënë ai.

Si aktore, për Diazin, Hill ka th֝ënë se në këtë film ajo jep performancën më të mirë të karrierës së saj.

“Sipas mendimit tim, një interpretim i jashtëzakonshëm. Dhe si person, ajo më ka mbështetur dhe vazhdon të më mbështesë në një mënyrë shumë të sinqertë. Ajo është kombinimi perfekt mes një mikeshe dhe një artisteje”, ka thënë ai.