Filmi i ardhshëm me spinë i aktorit Henry Cavill, “Argylle”, vjen nëpër kinema në vitin 2024.
40-vjeçari britanik e udhëheqë kastën e mbushur me yje, në filmin e shumëpritur të regjisorit Matthew Vaughn.
Kompania filmike “Apple Original Films” e lanson atë nëpër kinema në bashkëpunim me studion “Universal Pictures”.
“Argylle” është adaptuar nga romani me të njëjtin emër i autores Ellie Conway. Ai e rrëfen historinë e spiunit më të mirë në botë, Argylle, përmes aventurave të tij anembanë globit. Mendohet se do të realizohen 3 filma gjithsej të cilët do të xhirohen nëpër shtete të ndryshme.
Krahas Cavillit në film luajnë edhe aktorët, Bryce Dallas Howard, Sam Rockwell, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena, Ariana DeBose, Samuel L. Jackson dhe Dua Lipa.
Angazhimi i këngëtares me prejardhje kosovare dhe famë botërore në film, për herë të parë u bë i ditur në korrik të vitit 2021. Ajo po ashtu do ta krijojë kolonën zanore të këtij projekti. Pas rolit të vogël në filmin e ardhshëm “Barbie”, Dua duket se do ta nis mbarë debutimin e saj si aktore në Hollywood.
“Argylle” lansohet nëpër kinematë botërore më 2 shkurt të vitit të ardhshëm, para se të fillojë së transmetuari edhe në platformën Apple TV+. Besohet se do të realizohen 3 filma gjithsej të cilët do të xhirohen nëpër shtete të ndryshme.
Përgatiti: Edona Binaku