Filmi “Argylle” në të cilin luan këngëtarja me fame botërore, me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, kryeson listën e filmave që rekomandohen të shikohen këtë vit.
Hollywoodi lansoi shumë filma të zhanrit aksion, të cilët po rekomandohet të shikohen gjatë tërë vitit, raporton “Cosmopolitan”.
Lipa në filmin “Argylle”, në të cilin bëhet fjalë për spiunazh, luan bashkë me aktorët e tjerë të njohur si Henry, Cavill, Bryce Dallas Howard e Sam Rockwell.
Filmi i dytë në listë është “Madam Web” në të cilin protagoniste është aktorja e mirënjohur Dakota Johnson. Ajo luan një rol të ngjashëm me atë të “spidermanit”. Dakota në rolin e Madam Web do të shtyhet t’i shpëtojë jetët e tri grave, rolin e të cilave do ta luajnë aktoret Syndey Sweeney, Celesete O’Connor dhe Isabela Merced.

Filmi i tretë në listë është “Dune: Part Two” në të cilin luan aktori i njohur Timothee Chalamet, përkrah aktorëve të tjerë si Zendaya, Stellan Skarsgard, Austin Butler, Florence Pugh, Christopher Walken e Lea Seydoux.

Filmi i katërt në listë është “Drive Away Dolls” protagonistë të të cilit janë aktoret si Margaret Wualley, Geraldine Viswanathan, Beanie Feildstein, Colman Domingo, Pedro Pascal e Matt Damon.
Edhe
Dua Lipa shkëlqen në premierën e filmit “Argylle”

Filmi i pestë në listë është “Love Lies Bleeding”, regjisore e të cilit është Rose Glass. Ai po konsiderohet si një ndër filmat aksion më të mirë të vitit. Në këtë film protagonistë janë aktorët si Kristen Stewart e Katy O’Brian.

Filma të tjerë në këtë listë janë edhe “Road House”, “Civil War”, “The Ministry of Ungentlemanly Warfare”, “The Fall Guy”, “Furiosa: A Mad MAx Saga”, “The Bikeriders”, “Twister”, “Boarderlands”, e “Gladiator 2”.