Ylli botëror i muzikës, Dua Lipa, përfshihet në ballinën e revistës prestigjioze “Vogue US” në numrin e muajit qershor.
Përveç fotosesionit fantastik që e sjell këngëtaren 26-vjeçare duke pozuar me veshje të ndryshme, ajo gjithashtu e ka dhënë një intervistë të gjatë ku flet për fillimet në karrierë, dashurinë për muzikën, turneun “Future Nostalgia”, angazhimin si aktiviste për çështjet që e prekin rininë, praktikimin e yogas si metodë për ta menaxhuar stresin dhe lodhjen dhe të tjerë.
{gallery}
“Gjithçka që kam dashur në jetë ka të bëjë me muzikën. Synimi im ishte të bëja muzikë mjaftueshëm të mirë, në mënyrë që njerëzit të flasin për të. Por, nëse nuk je një artiste e formuar plotësisht që është trajnuar në kampin e yjeve të muzikës pop për shumë vjet, para se të dalësh në skenë për herë të parë, një hap i gabuar, një lëvizje e gabuar, një kërcim që nuk funksionon në të vërtetë mund të përdoret kundër teje. Kjo ishte e vështirë për mua, të adaptohesha me gjykime kaq të ashpra në fillimet e karrierës”, deklaroi Lipa.
Intervistën intime të Duas për “Vogue” mund ta lexoni online, ndërsa përgjigjet e këngëtares me prejardhje kosovare për rubrikën “73 pyetje me Dua Lipan” e gjeni në platformën YouTube.