Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka paralajmëruar program të ri për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë.
Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Dua ka njoftuar se Fondacioni SunnyHill është bashkuar me Musikmakarna, akademinë e kantautorëve në Suedi, për krijimin e këtij programi të ri.
“Shkova në studio sot për të parë se çfarë kanë bërë ata dhe u mahnita nga talenti dhe produktiviteti i seancave brenda vetëm disa ditësh nga fillimi. U ndjeva vërtet e frymëzuar dhe jam shumë e emocionuar që vazhdojmë të punojmë së bashku për të parë këtë program të rritet në diçka vërtet të bukur”, ka shkruar ajo.
Dua Lipa është duke qëndruar në Kosovë me rastin e edicionit të tretë të festivalit “Sunny Hill”, për të cilin kanë shfaqur interesim dhjetëra mijëra të rinj.
-
“Sunny Hill” çon nëntë të rinj në kampin njëjavor të shkollës prestigjioze muzikore
-
Dua Lipa me emocione para nisjes së edicionit të 7-të të “Sunny Hillit” në Prishtinë
-
“Sunny Hill” publikon datat për vitin 2026
-
Dua Lipa tregon se si e festoi marrjen e shtetësisë së Kosovës
-
Dua Lipa merr vëmendjen e botës me praninë në Kosovë