Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa me pesë nominime në “MTV Video Music Awards”

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, është nominuar pesë herë në edicionin e sivjetmë të “MTV Video Music Awards”.

Më shumë se Lipa nominime kanë Jack Harlow, Kendrick Lamar e Lil Nas X me nga shtatë secili. Doja Cat dhe Harry Styles kanë nga gjashtë. Nga pesë nominime kanë edhe Billie Eilish, Drake, Ed Sheeran, Taylor Swift e The Weeknd.

Ceremonia e sivjetme e “MTV VMA” mbahet më 28 gusht në New Jersey.

Lipa është e nominuar në kategorinë e “Këngës më të mirë” me “Cold Heart” në bashkëpunim me Elton Johnin.

Bashkëpunimi i njëjtë është në garë edhe për “Bashkëpunimin më të mirë”. Në këtë kategori është nominuar edhe me bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan Three Stallion.

“Sweetest Pie” është në garë edhe për “Dizajnin më të mirë” si dhe për “Efektet më të mira vizuale”.