Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa nominohet për tri çmime në “American Music Awards”

Dua Lipa nuk po mbetet jashtë asnjë gare të madhe në industrinë e muzikës, në vitet e fundit.

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore është nominuar së fundmi në tri kategori të çmimeve në “American Music Awards”, të cilat janë bërë publike të enjten.

Sipas njoftimit të AMA-s, Lipa është nominuar në kategoritë “Favourite Female Pop Artist”, “Favourite Pop Album” për albumin “Future Nostalgia”, dhe “Favourite Pop Song” për këngën “Levitating”.

Në të tri kategoritë, këngëtarja kosovare 25-vjeçare garon me emrat e mëdhënj të muzikës si Taylor Swift, Ariana Grande, Doja Cat, Olivia Rodrigo dhe The Weeknd.

Ndërkohë, këtë vit artistja me më së shumti nominime në AMA është Olivia Rodrigo, me gjithsej shtatë nominime, përfshirë edhe kategorinë për “Artistin e vitit” dhe “Artisti i ri i këtij viti”.

Këngëtari i muzikës R&B, The Weeknd është nominuar në gjashtë kategori. The Weeknd është fitues i pesëfishtë i AMA-s deri tani.

Edhe Sonte mbahet “American Music Awards”, Dua Lipa me tri nominime Showbiz Sonte mbahet “American Music Awards”, Dua Lipa me tri nominime

Ngjarja e madhe muzikore “AMA 2021” do të mbahet në Los Anxhelos, më 21 nëntor.

Listën e plotë të nominimeve mund ta shihni duke klikuar KËTU