Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sonte mbahet “American Music Awards”, Dua Lipa me tri nominime

Ceremonia e përvitshme e ndarjes së çmimeve muzikore “American Music Awards” do të zhvillohet sonte në Los Anxhelos, sipas kohës lokale.

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore është nominuar në tri kategori të çmimeve sivjet në AMA, të cilat janë bërë publike në fund të muajit tetor.

Sipas njoftimit të AMA-s, Lipa është nominuar në kategoritë “Favourite Female Pop Artist”, “Favourite Pop Album” për albumin “Future Nostalgia”, dhe “Favourite Pop Song” për këngën “Levitating”.

Në të tri kategoritë, këngëtarja kosovare 25-vjeçare garon me emrat e mëdhënj të muzikës si Taylor Swift, Ariana Grande, Doja Cat, Olivia Rodrigo dhe The Weeknd.

Ndërkohë, këtë vit artistja me më së shumti nominime në AMA është Olivia Rodrigo, me gjithsej shtatë nominime, përfshirë edhe kategorinë për “Artistin e vitit” dhe “Artisti i ri i këtij viti”.

Edhe Dua Lipa nominohet për tri çmime në “American Music Awards” Showbiz Dua Lipa nominohet për tri çmime në “American Music Awards”

Këngëtari i muzikës R&B, The Weeknd është nominuar në gjashtë kategori. The Weeknd është fitues i pesëfishtë i AMA-s deri tani.

Listën e plotë të nominimeve mund ta shihni duke klikuar KËTU