Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tri shqiptare në garë për të njëjtin çmim në “MTV EMA Awards”

Janë bërë të ditura të mërkurën nominimet për çmimet “MTV Europe Music Awards” të këtij viti.

Harry Styles është pretendenti kryesor për çmime, me shtatë nominime, raportoi Billboard të mërkurën.

Taylor Swift është e dyta, duke u nominuar në gjashtë kategori, ndërkaq Nicki Minaj dhe Rosalía morën secila nga pesë nominime.

Artistet femra përbëjnë pesë nga gjashtë të nominuarit për artistin më të mirë: Adele, Beyoncé, Minaj, Rosalía dhe Swift po përballen me Styles.

Ndërkaq, sa u përket nominimeve të këtij viti është se në kategorinë “Best Collaboration” në garë për çmimin janë tri këngëtare shqiptare me famë botërore: Dua Lipa, Bebe Rexha e Ava Max. Ato garojnë me bashkëpunimet e tyre, përkatësisht me Megan Thee Stallion, David Guetta dhe Tiësto.

Edhe U mbajt ceremonia “MTV EMA”, tri shqiptare rrëmbyen çmime Showbiz U mbajt ceremonia “MTV EMA”, tri shqiptare rrëmbyen çmime

Këto janë nominimet për “Best Collaboration”

Bad Bunny, Chencho Corleone – “Me Porto Bonito”

David Guetta & Bebe Rexha – “I’m Good (Blue)”

DJ Khaled ft. Drake & Lil Baby – “Staying Alive”

Megan Thee Stallion & Dua Lipa – “Sweetest Pie”

Post Malone with Doja Cat – “I Like You (A Happier Song)”

Shakira, Rauw Alejandro – “Te Felicito”

Edhe Bebe Rexha dhe Ava Max do të performojnë në MTV EMA 2022 Showbiz Bebe Rexha dhe Ava Max do të performojnë në MTV EMA 2022

Tiësto & Ava Max – “The Motto”

Këtu mund ta shihni listën e plotë të nominimeve.