Këngëtaret shqiptare, Ava Max dhe Bebe Rexha, si dhe artistë të tjerë si Davit Guetta, Gorillaz, Lewis Capaldi dhe Muse janë shpallur interpretues për ceremoninë e ardhshme të MTV Europe Music Awards 2022.
Interpretuesit dhe prezantuesit e tjerë pritet të zbulohen në një datë të mëvonshme, shkroi UPI të dielën.
Ndarja e çmimeve në këtë ceremoni do të transmetohet nga PSD Bank Dome në Dusseldorf të Gjermanisë më 13 nëntor.
Këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, regjisori dhe aktori Taika Waititi janë nikoqirë të këtij aktiviteti.
Harry Styles kryeson fushën e nominimeve të EMA-s me gjithsej shtatë të tilla, duke përfshirë “Artistin më të Mirë” dhe “Këngën më të Mirë” dhe “Videon më të mirë” me këngën e tij "As It Was".
Taylor Swift pason me gjashtë nominime, ndërsa Nicki Minaj dhe Rosalia kanë nga pesë nominime.
Edhe
Tri shqiptare në garë për të njëjtin çmim në “MTV EMA Awards”
MTV EMA-të do të transmetohen në MTV dhe do të jenë të disponueshme për transmetim në Paramount+.
Besties we have BIG NEWS!! ?@Muse, @beberexha and @davidguetta will be performing LIVE at the 2022 #MTVEMAs!
— MTV EMA (@mtvema) October 27, 2022
See you in Düsseldorf, it’s gonna be ??? pic.twitter.com/M232OWFvHA