Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora mbërrin në Dusseldorf me bashkëshortin për “MTV EMA 2022”

Rita Ora ka mbërritur në Dusseldorf të Gjermanisë bashkë me bashkëshortin e saj, Taika Waititi.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ata tashmë ndodhen në Gjermani një ditë para natës së madhe të ceremonisë së MTV Europe Music Awards 2022.

“DUSSELDORF. Ne jemi këtu, jemi gati dhe jemi të ngazëllyer!! Kush do të akordohet në MTV EMA nesër?”, ka shkruar Rita në Facebook.

Rita dhe Taika do ta udhëheqin tërë ceremoninë, në të cilën për çmime janë në garë edhe tri këngëtaret tjera shqiptare me famë botërore: Dua Lipa, Bebe Rexha e Ava Max. Ato garojnë në të njëjtën kategori, atë për “Best Collaboration”. Ndërkohë, këngëtarja kosovare që jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana, garon për të katërtin vit në kategorinë “Swiss Act”.

“MTV Europe Music Awards” do të zhvillohet më 13 nëntor, në Dusseldorf të Gjermanisë.

{gallery}