Televizioni i famshëm i muzikës MTV, ka bërë të ditura të mërkurën nominimet për ngjarjen e përvitshme të ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards 2021”, që këtë vit do të zhvillohet në Budapest të Hungarisë, ndërkohë që do të transmetohet direkt në 180 shtete të botës.
Në mesin e shumë emrave të famshëm të nominuar për shumë çmime, është edhe ai i këngëtares së famshme nga Kosova, Dua Lipa.
Dua është nominuar në vetëm një kategori, që është kategoria “Best Pop”. Në këtë kategori, 25-vjeçarja do të garojë përballë emrave të famshëm si Justin Bieber, Ed Sheeran e Doja Cat.
Votimi është hapur dhe do të zgjasë deri më 10 nëntor.
Këtë vit këngëtari me më së shumti nominime është Justin Bieber, në gjithsej 8 kategori, duke përfshirë është kategorinë për “Këngën e Vitit”. Pas tij, me më së shumti nominime prijnë edhe Doja Cat e Ed Sheeran.
Në mesin e të nominuarve janë edhe këngëtaret e famshme Lady Gaga e Taylor Swift.
MTV EMA 2021 do të mbahet më 14 nëntor.
Listën e plotë të nominimeve mund ta gjeni KËTU.