Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka nisur një projekt të ri kulturor duke hapur bibliotekën e saj “Manifesto Library”, e cila do t'u kushtohet librave të ndaluar dhe të censuruar, ka shkruar Outlander Magazine.
Biblioteka do të hapet në qytetin Porto të Portugalisë, në bashkëpunim me librarinë ikonike “Livraria Lello”, një nga libraritë më të njohura në botë.
Sipas njoftimit, “Manifesto Library” synon të mbledhë vepra që në periudha të ndryshme janë ndaluar, censuruar ose kanë sfiduar pushtetin dhe normat shoqërore.
“Manifesto Library” i dedikohet librave “që sfidojnë pushtetin, censurën, përjashtimin dhe narrativat dominuese”, thuhet në përshkrimin e projektit. Me këtë nismë, Lipa synon të promovojë lirinë e shprehjes, mendimin kritik dhe rëndësinë e letërsisë si një mjet për të sfiduar censurën dhe për të nxitur debatin shoqëror. Ky është një tjetër projekt i artistes shqiptaro-britanike përtej muzikës, duke e zgjeruar angazhimin e saj në fushën e kulturës dhe leximit.
-
Dua Lipa dhe Lea Ypi diskutojnë për lirinë dhe komunizmin në Shqipëri
-
Më pak internet, më shumë intelekt, epoka e “influencerëve” që lexojnë
-
Dua Lipa kuratore e Festivalit të Literaturës në Londër
-
“Forum 26” synon çlirimin e librit shqip nga taksa, sonte në “Express”
-
Dua Lipa synon “revolucion” në një industri tjetër