Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka bërë thirrje për ndaljen e luftimeve në Gaza.
“Djegia e fëmijëve të gjallë nuk do të mund të justifikohet kurrë. E gjithë bota po mobilizohet të ndalet gjenocidi i Izraelit. Ju lutem tregoni solidaritetin tuaj me Gazën. Të gjithë sytë kah Rafah”, ka shkruar në InstaStory Lipa.

Ky postim i këngëtares vjen pasi Izraeli intensifikoi sulmet në Gaza.
Në tetor të vitit të kaluar, Lipa ishte një nga artistët që firmosi një letër publike drejtuar presidentit të Shteteve te Bashkuara, Joe Biden, ku bëhej thirrje për armëpushim në Gaza.
-
Dua Lipa thotë se e kritikon Izraelin “për të mirën e përgjithshme”
-
Dua Lipa në mesin e 300 personaliteteve që kërkojnë të mos përkrahet Izraeli
-
Dua Lipa, ndër yjet botërore që i çuan letër Bidenit për armëpushim në Lindje të Mesme
-
Pretendimi për përplasjen mes Lipës e Gadotit në Met Gala bëhet viral
-
Lawrence: Ajo që po ndodh në Gazë nuk është asgjë më pak se gjenocid