Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa dhe Katy Perry pritet të bashkëpunojnë në një këngë të re

Dyshja e njohur e muzikës pop, Dua Lipa dhe Katy Perry, thuhet se do ta realizojnë një këngë së bashku, raportoi të hënën portal “NME”.

Besohet se në të kaluarën, Lipa e kishte refuzuar mundësinë për të marrë pjesë në këngën e Perryt, “Teary Eyes”, e cila ishte pjesë e albumit të saj të fundit të incizuar në studion “Smile”.

Më pas, ylli i hitit “Levitating” dëshironte që këngëtarja amerikane të bëhej pjesë e projektit të saj me titull, “Ball & Chain”, këngë kjo e papublikuar e albumit “Future Nostalgia”, por atëkohë, Perry ishte shumë e angazhuar me punë dhe nuk gjeti kohë për ta incizuar pjesën e saj.

Gazetës “The Sun”, një burim i bëri të ditur se, Lipa dhe Perry, janë adhuruese të njëra-tjetrës dhe po shpresojnë që së shpejti të ndodhë bashkëpunimi muzikor.

“Deri më tani, problemi kryesor ka qenë orari i ngjeshur i këngëtareve, dhe fakti se Dua ishte e vendosur që albumin, ‘Future Nostalgia’, ta sjellë pa bashkëpunime. Por, tani ajo po shikon nga e ardhmja dhe ka shumë njerëz me të cilët dëshiron të punojë në këngët e reja”, tha burimi.

Edhe Lansohet “Sweetest Pie”, bashkëpunimi i yjeve Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion Showbiz Lansohet “Sweetest Pie”, bashkëpunimi i yjeve Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion

Dua Lipa së fundmi e zbuloi se 50 për qind e albumit të saj të ardhshëm është përfunduar dhe ka filluar të ndihet mirë me materialet e incizuara deri më tash.

“Albumi i tretë po merr formë. Jam shumë e emocionuar për disa prej këngëve të reja”, tha Lipa gjatë një bashkëbisede me muzikantin legjendar, Elton John, me të cilin ka bashkëpunuar në këngën e tij remix, “Cold Heart”.

Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, gjatë verës do të performojë në një prej festivaleve më të mëdha, “Lollapalooza”.

Para tri javësh u lansua bashkëpunimi i Lipës me yllin e muzikës rep, Megan Thee Stallion. Kënga me titull “Sweetest Pie” u shoqërua me një videoklip interesant dhe u mirëprit nga fansat e artisteve anembanë globit.

Edhe Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion së shpejti me këngë të përbashkët Showbiz Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion së shpejti me këngë të përbashkët

Të dielën (3 prill), Dua dhe Megan, u shfaqën së bashku në skenën e ceremonisë “Grammy”, ku e prezantuan një çmim. Ato shkëlqyen të veshura nga disenjatorja, Donatella Versace.

{gallery}