Showbiz

Dua Lipa dhe Calvin Harris publikojnë këngën “Potion”

Dua Lipa dhe Calvin Harris i kanë bashkuar sërish forcat për projekt të ri.

Këngëtarja nga Kosova dhe DJ i famshëm britanik, kanë publikuar të enjten, këngën e tyre më të re, të titulluar “Potion”.

Ky është bashkëpunimi i tyre i dytë, pas këngës “One Kiss” të publikuar në vitin 2018, i cili ka shënuar suksese të mëdha, duke u shndërruar në hit, derisa kënga ka fituar edhe çmimin “British Single of the Year”, në Brit Awards.

“Potion” është kënga e parë e realizuar nga DJ Calvin Harris nga albumi i tij i gjashtë. Kënga është po ashtu e para në pesë vjet nga DJ me famë botërore.

Calvin Harris i cili për një kohë ka qenë i dashuri i Rita Orës është martuar me DJ Vick Hope, 32 vjeç e cila së fundmi është parë duke mbajtur në dorë unazë martese.

Ndërkohë, Dua është beqare pas ndarjes nga modeli, Anwar Hadid, 22 vjeç, me të cilin ka qenë në lidhje që nga viti 2019.