Showbiz

Calvin Harris me bashkëshorten po ndërtojnë shtëpinë e ëndrrave

Calvin Harris dhe Vick Hope

Calvin Harris dhe Vick Hope

Foto: Associated Press

DJ, i njohur, Calvin Harris, dhe bashkëshortja e tij, Vick Hope, po ndërtojnë shtëpinë e tyre të ëndrrave në Cotswolds dhe ajo po kthehet në një mini-resort shëndeti.

Sipas gazetës The Sun, çifti, që mirëpriti djalin e tyre Micah në muajin korrik, po ndërton një pronë me liqen për not në natyrë dhe dy fusha basketbolli me përmasa të plota.

“Calvin dhe Vick po bëjnë versionin e tyre të ‘Grand Designs’ në Cotswolds. Shëndeti dhe mirëqenia janë thelbësore për të dy, dhe gjithçka në projekt lidhet me këtë ide”, ka thënë një burim për rubrikën Bizarre të The Sun.

Në pronë do të ketë edhe një dhomë për ushtrime joga, pishina, fusha sportive dhe një kopsht të madh për perime e fruta.

“Janë të vendosur të rrisin prodhimet e tyre vetë, ashtu siç bëjnë në fermën e tyre në Ibiza. Kanë instaluar serra metalike pranë një kopshti shumë të kuruar dhe po mbjellin edhe pemë frutore”, shton burimi.

Çifti ka punësuar një arkitekt që më herët ka punuar me princin William dhe Kate Middletonin. “Kanë gjetur njeriun e duhur për ta bërë ëndrrën e tyre realitet”, ka thënë i njëjti burim.

Calvin dhe Vick u martuan në shtator të vitit 2023, në një ceremoni romantike në ambient të hapur në Hulne Priory në Northumberland. Në dasmë morën pjesë miq të afërt si AJ Odudu, Vernon Kay, Scott Mills dhe Jordan North, ndërsa muzika u soll nga Nile Rodgers dhe grupi Chic, që fluturuan posaçërisht nga SHBA për këtë rast.

“Premtoj të jem shoku yt i skuadrës, miku yt më i mirë dhe bashkëudhëtari yt për jetën”, i ka thënë Harrisi bashkëshortes, gjatë dhënies së betimeve.

Ndërsa ajo iu përgjigj duke i thënë se atë ndjesinë e pastër, të papërzier të euforisë që kërkonte e kishte gjetur tek ai kur u njohën.

“E gjeta menjëherë tek ti. Premtoj të vazhdojmë të qeshim bashkë, të meditojmë dhe të ndriçojmë në dashurinë tonë çdo ditë, për pjesën tjetër të jetës sonë”, i ka thënë Hope burrit të saj.

Në pritjen e mysafirëve, ishin ngritur tenda të mëdha për të ftuarit, dhe ushqimi u shërbye nga kamionë me hamburgerë, pica dhe gatime nigeriane.

“Dasma e Calvin dhe Vick ishte një ditë që asnjë nga të ftuarit nuk do ta harrojë”, ka thënë një burim për gazetën.

Harris në të kaluarën ishte në lidhje romantike me shqiptaren me fame botërore, Rita Ora, me të cilën, në vitin 2024, ka krijuar hitin e njohur “I Will Never Let You Down”. 

Ndërkohë ai ka bashkëpunuar edhe me yllin tjetër shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, në këngën “One Kiss”, në vitin 2018.