Showbiz

Dr.Dre ndihet me fat që është gjallë

Dr.Dre ka thënë se ndihet me fat që është gjallë pasi kishte vuajtur nga një aneurizëm i trurit.

Reperi ikonë 59-vjeçar, ka vuajtur nga “tri goditje” derisa ishte në spital duke u rikuperuar nga aneurizmi i tij në vitin 2021, dhe tani ai ka deklaruar se ndihet me fat që ka shpëtuar.

Këngëtari i hitit “Still Dre” kujtoi se ishte zgjuar me një ndjenjë jonormale pas "veshit të djathtë" dhe problemet e tij shpejt kishin dalë jashtë kontrollit.

Gjatë një paraqitjeje në “This Life of Mine” me James Corden, reperi ka thënë se ishte zgjuar një ditë në një gjendje shumë të keqe, mirëpo një shoqe e djalit të tij e kishte vërejtur dhe kishte insistuar se ai duhej dërguar në spital.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Andre Young ka thënë se tani po bën gjithçka që ka në dorë për ta ruajtur shëndetin.

"Po ngre pesha, po vrapoj, po bëj gjithçka që mundem për të mbajtur veten të shëndetshëm”, është shprehur ai.