Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dënohet me dy vjet burgim burri që vodhi muzikën e papublikuar të Beyoncés

Beyonce

Beyonce

Foto: Associated Press

Një burrë është dënuar me dy vjet burg pasi pranoi fajësinë për vjedhjen e hard-disqeve që përmbanin muzikë të papublikuar të yllit të mirënjohur, Beyoncé, plane të turneut dhe materiale të tjera të rëndësishme të artistes, ka raportuar The Guardian.

Kelvin Evans u arrestua nga policia e Atlantës në muajin shtator të vitit 2025, lidhur me një grabitje të ndodhur në korrik të atij viti, kur nga një veturë me qira u vodhën dy valixhe që përmbanin materiale ekskluzive të këngëtares.

Në gjykatën e Atlantës, Evans ka pranuar një dënim prej pesë vjetësh, nga të cilat do të vuajë dy vjet në burg dhe tri të tjera i lirë me ksuht. Më herët ai ishte deklaruar i pafajshëm dhe, sipas raportimeve të Rolling Stone, kishte refuzuar një marrëveshje në muajin prill. Si pjesë e lirimit me kusht, Evans është urdhëruar të mos afrohet në zonën ku ndodhi vjedhja dhe të mos ketë kontakt me viktimat.

Sipas raportit policor të muajit korrik, koreografi i Beyoncés, Christopher Grant, dhe valltari Diandre Blue telefonuan policinë për të raportuar një vjedhje nga vetura e tyre me qira, një Jeep Wagoneer i vitit 2024, pak para koncerteve të turneut “Cowboy Carter” në Atlanta.

Në aktakuzën e tetorit thuhej se Evans kishte hyrë në veturë më 8 korrik “me qëllim për të kryer vjedhje”.

Edhe Beyonces i vidhen disa këngë të papublikuara Showbiz Beyonces i vidhen disa këngë të papublikuara

Hard-disqet e vjedhura përmbanin “muzikë me watermark, disa këngë të papublikuara, plane filmike për shfaqje dhe listat e këngëve të kaluara dhe të ardhshme”, sipas raportit të policisë. Po ashtu ishin vjedhur rroba, syze të kushtueshme disenjatorësh, laptopë dhe kufje AirPods.

Policia lokale kishte përdorur sinjalin e një laptopi dhe të kufjeve AirPods për të tentuar të gjente sendet e vjedhura.

“Kam ndaluar një të dyshimtë në atë zonë, bazuar në informacionet që mora. Kishte disa vetura në atë zonë ku sinjali i AirPods po shfaqej. Pas hetimeve të mëtejshme, një veturë e argjendtë po lëvizte në të njëjtën kohë me sinjalin e AirPods”, ka shkruar në raport një nga policët.

Evans u arrestua disa javë pasi u raportua rasti dhe emri i tij u bë publik në muajin shtator. Një muaj më vonë ai u lirua me një garanci prej 20 mijë dollarësh.

Në kohën e arrestimit, policia e Atlantës ka deklaruar se sendet e vjedhura ende nuk ishin gjetur. Nuk dihet nëse ato janë rikuperuar më vonë.

Edhe Beyoncé përballet me padi për përdorim të paautorizuar të një kënge Showbiz Beyoncé përballet me padi për përdorim të paautorizuar të një kënge

Turneu “Cowboy Carter” i Beyoncé ishte turneu me fitimet më të mëdha të vitit të kaluar, duke gjeneruar mbi 407 milionë dollarë nga 32 shfaqje. Artistja ka fituar edhe çmimin “Grammy” për albumin e vitit 2025 me këtë projekt.

Në fillim të këtij muaji, Beyoncé ishte bashkënikoqire e mbrëmjes së famshme të modës “Met Gala” së bashku me aktoren Nicole Kidman, sportisten Venus Williams dhe drejtuesen e gjigandit medial “Conde Nast”, Anna Wintour. Ajo u shoqërua nga bashkëshorti i saj, reperi Jay-Z dhe vajza e tyre Blue Ivy.

“Është ndjenjë surreale të jem sërish këtu sepse vajza ime është me mua. Ajo duket shumë bukur. Është e pabesueshme ta ndaj këtë moment me të”, ka thënë Beyoncé në tepihun e kuq.

Ndërkohë, prej javësh po qarkullojnë thashetheme se këngëtarja mund të publikojë një album të ri këtë verë, i cili spekulohet se do të quhet “Act III” dhe mund të ketë një drejtim më rock.

Edhe Arrestohet një burrë pasi dyshohet se vodhi makinën e Kim Kardashianit Showbiz Arrestohet një burrë pasi dyshohet se vodhi makinën e Kim Kardashianit

Kur u pyet për projektin në emisionin “Today”, nëna e saj Tina Knowles u përgjigj me humor duke thënë se “Do t’ju tregoja, por pastaj do të më duhej t’ju vrisja”.