Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

De Niro sërish sulmon Trumpin, këtë herë për liri të shprehjes

Donald Trump dhe Robert De Niro

Donald Trump dhe Robert De Niro

Foto: Associated Press

Aktori legjendar Robert De Niro ka sulmuar sërish presidentin amerikan Donald Trump gjatë një ngjarje në New York kushtuar lirisë së shprehjes.

Fituesi i dy çmimeve “Oscar” ka thënë se beson fuqishëm te liria e fjalës, edhe kur nuk pajtohet me atë që dëgjon, ka shkruar EuroNews.

“Kur dëgjoj diçka që nuk më pëlqen, përdor lirinë time të shprehjes për t’u përgjigjur”, ka thënë ai.

Duke komentuar një deklaratë të fundit të Trumpit, De Niro përdori një frazë të njohur nga filmi i tij i vitit 1988, “Midnight Run”.

“Kur dëgjoj Trumpin të thotë: ‘Nuk mendoj fare për gjendjen financiare të amerikanëve’, përgjigjja ime është: ‘Mbylle gojën’”, ka thënë aktori, duke shkaktuar reagime dhe brohoritje nga publiku.

Edhe Shtëpia e Bardhë reagon pasi De Niro e Springsteen kritikuan Trumpin Showbiz Shtëpia e Bardhë reagon pasi De Niro e Springsteen kritikuan Trumpin

Më pas ai kritikoi ashpër edhe politikat e presidentit amerikan.

“Dua ta dua përsëri vendin tim. Dua ta kem vendin tim sërish”, ka thënë De Niro.

Aktori ka shtuar se nuk mund të mbështesë një vend që, sipas tij, përfshihet në luftëra të padrejta, dëmton familjet dhe udhëhiqet nga politika përçarëse.

Kjo nuk është hera e parë që De Niro kritikon Trumpin.

Dy figurat kanë shkëmbyer vazhdimisht sulme publike ndër vite.

Edhe Trump: Do ta godasim përsëri fort Iranin sonte Botë Trump: Do ta godasim përsëri fort Iranin sonte

Më herët këtë vit, Trump e quajti aktorin “të sëmurë” dhe “me inteligjencë shumë të ulët”, duke pretenduar se ai “nuk ka asnjë ide se çfarë po thotë apo po bën”.

Pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme, De Niro ka mbetur një nga kritikët më të zëshëm të presidentit amerikan në botën e artit dhe argëtimit.